Lajme

Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deputete, Haradinaj: Bashkë në kohë të vështira, bashkë për Kosovën Fituese

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 28 November 2024

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka njoftuar për aderimin e Fadil Kodrës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Gjeneral Fadil Kodra, krahu i djathtë i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe ndër luftetarët e parë të UÇK-së, e shumë më herët veprimtar i çështjes kombëtare, pjesëtar i një familje emblematike që i dha Kosovës dy heronj, sot e gëzon mirënjohjen dhe respektin e secilit prej nesh”, njoftoi Haradinaj.

“Jam i gëzuar t’ju njoftoj se Listës së AAK-së për zgjedhjet parlamentare, sot i bashkohet edhe vajza e kësaj familjeje emblematike, Teuta Kodra. Ajo bëhet pjesë e Listë s sonë PËR NJË KOSOVË FITUESE, dhe bashkë me neve për ta çuar në vend amanetin e dëshmorëve, edhe të heronjve të familjes Kodra”, u shpreh Haradinaj.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy