Fokus

“Isha 24 vjeçare kur iu bashkova UÇK-së”, majores së FSK-së i mbushen sytë me lot kur i falenderohet atyre që dhanë jetën e kontribuan për liri

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 28 November 2024

Edhe sot pas 26 vitesh, Fitnete Setës i mbushen sytë me lot kur kujton bashkëushtarakët që dhanë jetën e tyre për lirinë.

Gruaja që vazhdoi me dekada kontributin e saj për shtetin, në luftë e në liri, ka rrëfyer për kohën kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është periudhë e krenarisë. Atëherë isha diku 24-25 vjeçare…”. Kam qenë edhe aktiviste e forumit rinor dhe jemi munduar edhe duke dalur në rrugë të kërkojmë liri, barazi dhe demokraci… Alternativa e vetme na mbeti lufta..”, ka thënë ajo në emisionin Gratë n’Fokus me Meme Smajlin.

-Advertisement-

Me lot në sy  e duke iu dridhur zëri, tash majorja e FSK-së me 28 nëntor ka falenderuar të gjithë ata që dhanë jetën e kontribuan për lirinë që sot gëzojmë.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

Emisioni i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera