Lajme

Arrestohet burri që vrau me thikë Podujevasin pas një mosmarrëveshje në trafik

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 16 September 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e një burri të hënën në Podujevë.

I dyshuari me vendim të prokurorit tashmë është dërguar në mbajtje thuhet në raportin shtesë të policisë.

“Podujevë 12.09.2022 – 20:55. Më 15.09.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Deri te vrasja sipas policisë erdhi pas një mosmarrëveshje në trafik ku i dyshuari kishte goditur me thikë viktimën dhe si pasojë e plagëve të rënda kishte ndërruar jetë.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhej në njoftimin e policisë në ditën kur ndodhi rasti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera