Lajme

Arrestohet burri që kanosi një grua në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 03 March 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar burrin i cili po dyshohet se ka kanosur një grua në veri të Mitrovicës.

Ai është gjetur në Lagjen e Boshnjakëve rreth orës 21:00 dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa kanosja ka ndodhur me 26 shkurt.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera