Lajme

Arrestohet 44 vjeçari në Vushtrri, mori vetë paratë nga xhirollogaria e tij, i raportoi të vjedhura

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 23 September 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Vushtrri, pasi kishte raportuar rrejshëm në polici se i kanë vjedhur para nga xhirollogaria.

Sipas policisë pas hetimit të rastit kanë ardhur në përfundim se këto para i kishte tërhequr vetë pronari i xhirollogarisë dhe pastaj i ishte raportuar rrejshëm si të vjedhura.

Rasti nga ‘Vjedhje’ është ri kualifikuar si vepër penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’ si dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Ditë më parë në Stacionin Policor në Vushtrri, ankuesi tanimë i dyshuar  kishte raportuar se pa dijeninë e tij nga gjirollogaria i ishin vjedhur-tërhequr një shumë e parave. Mbi bazën e deklarimit dhe me autorizim të prokurorit rasti ishte iniciuar “vjedhje“.  Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime  hetimore  që kanë rezultuar se deklarimi  të jetë i  rrejshëm, provat  e siguruara  dëshmojnë se ankuesi tanimë i dyshuar  kishte bërë vet tërheqjen e shemës së parave. Rrjedha hetimore si dhe provat e siguruara kanë bërë që  nga ana e prokurorit të rastit  vepra penale të rikualifikohet  nga rasti ‘Vjedhje’ në vepër penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’ . Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari K. B., 44 vjeçar, është liruar për procedurë të rregullt. “ka raportuar policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera