Lajme

Arrestohet 32-vjeçari në Malishevë, policia i gjeti mbi 30 kg marihuanë

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 05 April 2023

Një person është arrestuar të mërkurën në një fshat të Malishevës, pasi që policia i ka gjetur substanca narkotike.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit më inicialet A.K, Policia e Kosovës ka konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Ndërkaq, pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kilogramë e 330 gramë.

-Advertisement-

“Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera