Lajme

Arrestohen një 16 dhe një 17-vjeçar në Prishtinë, dyshohen për vrasje në tentativë

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 10 January 2023

Dy të rinj janë arrestuar në Prishtinë si të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.

Policia njofton se të arrestuarit janë A.SH 17-vjeçar dhe R.SH 16-vjeçar.

“Më datë 04.01.2023, rreth orës 14:20, është raportuar se në rrugën ‘Afrim Loxha’ në Prishtinë, si rrjedhojë e një sulmi fizik nga dy të dyshuar, një person ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë”, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”.

Të dyshuarit këtë të martë janë intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 24 orë, për t’u proceduar më tej nën dyshimet për veprën “Vrasje në tentativë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera