Lajme

Arrestohen dy kosovarë në Han të Elezit, tentuan të fusnin tre indianë ilegalisht në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 03 June 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë, pasi më 2 qershor në afërsi të pikëkalimit kufitar në Han të Elezit u kapën duke transportuar tre shtetas të Indisë që kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për “Kontrabandim me migrantë”, ndërsa njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë dhe tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Tre migrantët janë dërguar në Qendrën e Pritjes për Migrantë, ndërsa policia ka konfiskuar automjetin dhe një telefon mobil si prova materiale.

-Advertisement-

Komunikata:

Arrestohen dy persona të dyshuar për Kontrabandimit me Migrantë

Prishtinë, më 03 qershor 2026

Policia e Kosovës me njësitet e saj nga Departamenti i Kufirit, më 02.06.2026 rreth orës 21:30, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Migrimi Ilegal”, gjatë vëzhgimit të vijës kufitare në afërsi të pikë kalimit kufitar Hani i Elezit, kanë vërejtur një person të dyshuar duke shoqëruar në këmbë tre persona nga fshati Bllacë-RMV, në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar, pasi kanë kaluar ilegalisht vijën kufitare, me të arritur në rrugën ndërmjet dy pikë kalimeve kufitare, kanë vazhduar lëvizjen me një automjet që dyshohej se ishte duke i pritur.

Si rezultat i veprimeve të njësiteve patrulluese kufitare është arritur të ndalohet automjeti i dyshuar, në të cilin ndodheshin dy persona të dyshuar meshkuj shtetas të Republikës së Kosovës, si dhe tre migrantë shtetas të Indisë, të cilët janë kapur në flagrancë gjatë kontrabandimit.

Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Kontrabandim me migrantë”, përderisa njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, është liruar në procedurë të rregullt.

Tre migrantët janë dërguar në Qendrën e Pritjes për Migrantë, ku janë trajtuar nga njësia për Migrim dhe të Huaj. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar automjeti i dyshuar me targa vendore, si dhe një telefon mobil.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e krimit ndërkufitar, ruajtjen e kufirit shtetëror dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy