Lajme

Arrestohen dy hajnat profesionistë të veturave në Fushë Kosovë, njëri serb e tjetri maqedonas

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 19 August 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një punë hetimore mesnatës e së enjtes kanë arrestuar një shtetas serb dhe një malazez për vjedhje të një veture me targa të huaja dhe 270 euro.

Po ashtu policia ka kryer bastisje në vendbanimet e tyre dhe ka gjetur telefona e pajisje të modifikuara për vjedhjen e veturave, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë me vendim të prokurorit të dy janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Maqedonisë Veriore dhe tjetri shtetas i Serbisë nën dyshimin se kanë kryer vjedhje. Gjithashtu janë kryer edhe dy bastisje ku janë gjetur dhe sekuestruar tre telefona, pajisje të modifikuara të cilat shërbejnë për hapjen dhe ndezjen e veturave, rroba të cilat dyshohet se i ka përdorur i dyshuari, një veturë me targa të huaja dhe dyqind e shtatëdhjetë € . Në lidhej me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera