Arrestohen 19 ish-lojtarë të NBA-së, krijuan një skemë mashtrimi

Autori: Gazeta inFokus
23:49 | 07 October 2021
Një grup i madh ish–lojtarësh të NBA janë akuzuar në Gjykatën Federale në Nju Jork për një skemë të dyshuar të mashtrimi me sigurimet shëndetësore, duke i shkaktuar një dëm pothuajse 4 milionë dollarë Planit të Përfitimit të Ligës.
Janë 19 ish-lojtarë për të cilët është ngritur aktakuzë, përfshirë Terrence Williams, i zgjedhur i 11-ti në draftin e 2009-ës e që konsiderohet truri i kësaj skeme mashtrimi.
I përfshirë gjithashtu Tony Allen, i përzgjedhur gjashtë herë pjesë e ekipit më të mirë mbrojtës në NBA. Në telashe gjithashtu Shannon Brown, Glen Davis, Sebastian Telfair apo Darius Miles, zgjedhja e tretë në draftin e vitit 2000.
Në grupin e të arrestuarve për këtë mashtrim mësohet se është edhe Alan Anderson, i cili ka qenë pjesë e disa ekipe të NBA si Nets, Raptors dhe Clippers. Ai ka luajtur edhe në Europë për Maccabin dhe Barcelonën; Antoine Wright, i cili pas përvojës në NBA kaloi një vit tek Estudiantes; William Bynum, Melvin Ely, Christopher Douglas-Roberts, Tony Wroten, Milt Palacio, Ruben Patterson, Eddie Robinson, Gregory Smith dhe Jamario Moon.
Të pandehurit po përballen me akuzën e mashtrimit. Sipas aktakuzës, ata dyshohet se morën pjesë në një skemë të cilën e drejtuan nga viti 2017 deri në vitin 2020 për të mashtruar Planin e Përfitimit të Shëndetit dhe Mirëqenies së Lojtarëve të NBA, duke paraqitur kërkesa të rimbursimit për shërbimet mjekësore dhe dentare të cilat nuk i kanë marrë kurrë.

Të tjera
-
Haradinaj: Reagimi i Bogujevcit i tepruar, unë s’bëra propozime, por vetëm dhashë emra që më lehtë i votojmë për kryekuvendar
Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush ...
-
Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata e...
-
Vdèkja e Papa Françeskut, ky është 9 ditëshi i vàrrimit më interesant që vazhdon tashmë e qindra vjet në Vatikan
Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake nga Amerika Latine...
-
30 ditë paraburgim për grupin e përfshirë në vras*jen e policit, Muhamet Lika
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
Babai i njërit prej të arrestuarve për vras* jen rreshterit Lika: Nëse djali im veç 1% është i përfshirë, nuk i siguroj as avokat
Avokatja e një prej të arrestuarve për vrasjen e Muhamed Likës, Diamant Gashi...
-
Pas verifikimit, lirohen dy personat që u shoqëruan në stacion pasi qëndruan para Gjykatës në Ferizaj
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, tha se janë liruar dy...
-
Me paga, por pa Kuvend të konstituuar
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të marrin pagën që nga momenti i betimit t...
-
Avokati i njërit nga të dyshuarit për vras* jen e rreshterit Lika: Klienti im ka alibi, thotë se ka qenë me të fejuarën
Avokati i Rilind Muratit, Musa Kongjeli, pas seancës në Gjykatën Themelore në...
-
Kolonel Bekim Zejnullahu akreditohet atashe i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani
Kolonel Bekim Zejnullahu është akredituar atashe i mbrojtjes në Ambasadën e R...
-
Për tre vjet qeveria “Kurti” shpenzoi rreth 30 milionë euro për udhëtime jashtë vendit
Institucionet në vend kanë shpenzuar 29 milionë e 230 mijë euro gjatë tre vje...
-
Si të dilet nga ngërçi në Kuvend?
Në rast se partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje apo kompromis për vot...
-
Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, ngacmoi sek* sualisht të miturën në një shkollë të mesme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër nj...