Lajme

Armëpushimi i ri në fuqi në Mariupol

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 06 March 2022

Një armëpushim i përkohshëm është shpallur në Mariupol nga ora 10:00-21:00 me orën lokale (08:00-19:00 GMT), sipas këshillit të qytetit.

Civilët do të jenë në gjendje të evakuojnë qytetin përgjatë një rruge të rënë dakord nga ora 12:00 me kohën lokale (10:00 GMT).

Një plan i ngjashëm i shpallur të shtunën u rrëzua menjëherë pasi u njoftua, për shkak të bombardimeve të shtuara.

-Advertisement-

Qyteti i Mariupol-it ndodhet në një emergjencë të vërtetë humanitare, pasi nuk ka ujë, energji elektrike, si edhe ushqimet po mbarojnë me ritme të frikshme.

Sot është dita e 11 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Mbi 1.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.

Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 351 civilë dhe 7 mijë e 70 të lënduar në Ukrainë./Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera