Armend Zemaj iu bashkohet mashtruesve, bëhet “Misionar i Paqes”

Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 28 December 2020
I dekoruar “deri në dhëmbë”, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj të hënën i është shtuar listës së personaliteteve kosovare që dyshohet se paguan mijëra euro për ta marrë një titull mashtrues “Misionar i Paqes” nga një organizatë e dyshimtë.
Para tij, me krenari kanë paraqitur para qytetarëve medaljet kinse të lëshuara nga Kombet e Bashkuara, edhe kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, e ai i Vitisë Sokol Haliti, shkruan gazeta inFokus.
LEXO EDHE: Lutfi Haziri i bashkohet mashtruesve të Kosovës
Të gjithë këta janë bërë “Misionar të Paqes”, dikush “Nelson Mandela”, e dikush “Martin Luther King”, pas Agim Shahinit, njeriut që dyshohet se mashtroi me mbi gjysmë milioni euro bankat kosovare dhe që së fundmi mori “Medaljen e Artë Aktivist i Shkëlqyer i Njerëzimit” nga po e njëjta organizatë mashtruese.
Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet nga e cila Armend Zemaj e mori çmimin “Misionar i Paqes dhe zhvillimit Martin Luther King” dyshohet për shitje të titujve në emër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Sipas një hulumtimi të emisionit investigativ italian “Strisca la notizia”, del se kjo organizatë jep çmime me titujt si diplomatë të OKB-së në shkëmbim të 7 mijë eurove, shkruan gazeta inFokus.
Sipas emisionit protagonist i këtij skandalit është Shefki Hysa, një personazh i dyshuar për mashtrime, që mban një titull si guvernator i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet.
Hysa është bërë i njohur për media për shkak të aktiviteteve të tij të dyshimta duke shpërndarë tituj fiktiv si ‘Diplomat i OKB-së”, “Konsull Nderi i OKB-së e “Misionar i Paqes i OKB-së”, e madje posedim të tabelave diplomatike.
I njëjti të hënën shihet duke thurur lavde për ministrin Armend Zemaj, si ministri më i mirë në Kosovë dhe Ballkan kundër COVID-19, shkruan gazeta inFokus.
“Kemi nderin të kemi në mes nesh një personalitet që vjen nga një familje luftëtare, nga një familje heroinë e Kosovës, siç është familja e Tahir Zemajt. Armend Zemaj është nipi I tij, është jo vetëm një politikan, një ministër vërtetë model për Kosovën por do të thosha edhe më gjerë. Një ministër që ka ditur me inteligjencën e vet, me alturizmin e vet të luftoi këtë factor negativ që sot kemi nëpër këmbë”, ka thënë Hysa në ceremoninë e ndarjes së çmimit.
Ndërkaq, Zemaj ka pohuar se për të gjithë suksesin e arritur gjatë kësaj periudhe të vështirë për të gjithë popujt e botës, falënderim i veçantë i takon qytetarëve të Kosovës, mjekëve, profesionistëve shëndetësor, Policisë së Kosovës dhe të gjithë atyre që janë angazhuar në frontin e përbashkët kundër COVID-19.
Gazeta Infokus ka provuar të flas me Zemajn lidhur me çmimin dhe dyshimet për organizatën e cila e dekoroi atë, por ai nuk ka qenë I qasshëm.
Ndërkaq, nuk është hera e parë që politikanë e personalitete tjera publike në Kosovë dekorohen ngjashëm nga organizata të dyshimta.
Ka një vit që me krenari Marjan Dema e ka varur në murin e zyrës dekoratën “Ambasador i Paqes, Edukimit dhe Shkencës”.
Por, si titulli ashtu edhe organizata me seli në Bazel të Zvicrës, e udhëhequr nga indoneziani Djuyoto Suntani, dyshohet të janë pjesë e një skeme të gjerë mashtrimi nëpër botë.
Gazeta Infokus ka gjetur se në të kaluarën, e njëjta organizatë, ka ndarë çmime edhe për figura tjera publike në Kosovë, të cilat dyshohet se kanë paguar para në këmbim të çmimeve të ngjashme.
Faqja zyrtare e kësaj organizate, është përplot fotografi të aktiviteteve të përbashkëta të Djuyoto Suntani me Shefki Hysën. /Gazeta Infokus/

Të tjera
-
11 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë
Janë bërë 11 vjet prej se është hequr barrikada mbi kryesore të lumit Ibër në...
-
Dedaj: Mesazhi i Trump, është sinjal për largimin e Kurtit dhe rikthimin e partneritetit me SHBA
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka vlerësuar deklaratën e presidentit...
-
Kuvendi mblidhet për seancën e 33-të
Seanca e 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës mbahet sot nga ora 10:0...
-
Tentim vra*sje në Prishtinë – një person goditet nga vetura derisa po lëvizte në këmbë
Një burrë ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë në Pri...
-
Një grua vdes në QKUK, policia nis hetimet
Një grua ka vdekur në QKUK ku ishte duke marrë tretman mjekësor. Policia b...
-
Osmani udhëton drejt Hungarisë, zbulohet agjenda
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Hungarisë, me ftesë të ...
-
Policia e Kosovës shpall konkurs për pranimin e 350 zyrtarëve policorë, këto janë kriteret
Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë. Sip...
-
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë shefin e shtabit të forcave të armatosura të Iranit
Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë shefin e shtabit të forcave të armato...
-
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të ...
-
“Do të sul*ojmë deri në agim”, Irani vazhdon ta sul*ojë Izraelin me raketa
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit të nisura sonte do të vazhdojnë deri në agim, r...
-
Pensionistët e varfër: Ku ka më shumë në Evropë
Në shumicën e vendeve evropiane, të ardhurat mesatare të personave mbi 65 vje...
-
Ambasadorja shqiptare nga Izraeli: Rrugët bosh, po jetojmë ditë dhe netë shumë të gjata
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën e tensi...