Fokus

Rritet konsumi i energjisë elektrike, dyfishohet importi, bie prodhimi

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 16 June 2025

Gjatë muajit prill të këtij viti, konsumi i energjisë elektrike në Kosovë ka shënuar një rritje prej 15.69% krahasuar me prillin e vitit të kaluar, duke arritur në 436.33 GWh, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 568.03 GWh, që përfaqëson një rritje prej 8.60% në krahasim me prillin e vitit 2024. Nga kjo sasi, 19.22% e konsumit total është mbuluar nga burimet alternative të energjisë – si hidrocentralet, energjia nga era dhe ajo solare, shkruan Gazeta Infokus.

 

-Advertisement-

Rënie e ndjeshme në prodhimin nga termocentralet

Termocentralet kanë prodhuar 321.83 GWh energji, që është 39.69% më pak krahasuar me prillin e vitit të kaluar, kur ishin prodhuar mbi 533 GWh. Ndërkohë, prodhimi nga hidrocentralet është rritur me 33.59%, ndërsa ai nga burimet solare dhe të erës ka shënuar rritje më të butë prej 13.88%.

 

Rritje alarmante e importit të energjisë

Në përballje me rënien e prodhimit të brendshëm, Kosova është detyruar të rrisë importin e energjisë, i cili në prill 2025 ka arritur në 377.08 GWh, ose 82.19% më shumë se në prillin e vitit të kaluar. Ndërkohë, eksporti ka rënë me 24.56%, duke zbritur në 214.75 GWh.

 

Konsumi sipas kategorive

Amvisëritë: 271.25 GWh (+20.01%)

Sektori komercial: 106.04 GWh (+17.34%)

Industria: 43.94 GWh (+9.73%)

Ndriçimi publik dhe tjerë: 3.37 GWh (+9.86%)

Konsumatorët 220-110 kV: 3.43 GWh (-61.15%)

Mihjet: 8.30 GWh (-5.87%)

 

Thëngjilli – prodhim pak më i ulët

Prodhimi i thëngjillit për këtë muaj ishte 685.19 mijë tonë, që paraqet një rënie të lehtë prej -0.52% në krahasim me prillin 2024.

Këto shifra pasqyrojnë sfidat e balancimit të kërkesës në rritje për energji me kapacitetet prodhuese të vendit dhe nënvizojnë nevojën për investime të qëndrueshme në burime alternative dhe modernizimin e infrastrukturës energjetike./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera