Fokus

Artan Abrashi tregon nëse do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit nga LVV

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 16 Qershor 2025

Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Prizren dhe njëherish edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Artan Abrashi ka thënë se nuk e di nëse emri i tij do të kandidohet nga LVV-ja për kryetar të Prizrenit.

Abrashi në një prononcim për Gazetën INFOKUSI ka deklaruar se është i njoftuar që emri i tij po përmendet mirëpo që ende nuk ka diçka zyrtare sa i përket kësaj kandidature.

Ai ka theksuar se kjo varet nga disponimi i degës së LVV-së në Prizren dhe kryesisë së partisë.

-Advertisement-

“Ende nuk e kemi vendosur. Varet prej disponimit të degës në Prizren dhe të kryesisë së LVV-së. Besoj që shpejt do të mbahet edhe mbledhja nuk vonohet shumë ndoshta në këto dy javët e ardhshme, mirëpo një herë nuk i ka ardhë ende rendi Prizrenit. Ndoshta Prizreni dhe Prishtina do të jenë të fundit. E di që po përmendem por përbesë nuk ka ende diçka zyrtare”, ka thënë Abrashi.

Abrashi erdhi në krye të degës së LVV-së në Prizren në vitin 2022.

Aktualisht pushtetin në këtë komunë e mban Shaqir Totaj i PDK-së i cili tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën edhe për një mandat tjetër.

Zgjedhjet lokale me vendim të presidentes, Vjosa Osmani pas konsultimit me partitë politike do të mbahen me 12 tetor të vitit 2025./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy