Si u bë “Ambasador” rektori i UP-së Marjan Dema?
Autori: Gazeta inFokus
16:09 | 23 Janar 2020
Me plot krenari Marjan Dema e ka varur në murin e zyrës dekoratën “Ambasador i Paqes, Edukimit dhe Shkencës”.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, “u nderua” në dhjetor të vitit të kaluar me këtë titull nga një organizatë e quajtur Komiteti Botëror i Paqes.
Por, si titulli ashtu edhe organizata me seli në Bazel të Zvicrës, e udhëhequr nga indoneziani Djuyoto Suntani, dyshohet të janë pjesë e një skeme të gjerë mashtrimi nëpër botë.
Gazeta inFokus ka gjetur se në të kaluarën, e njëjta organizatë, ka ndarë çmime edhe për figura tjera publike në Kosovë, të cilat dyshohet se kanë paguar para në këmbim të çmimeve të ngjashme.
Faqja zyrtare e kësaj organizate, është përplot fotografi të aktiviteteve të përbashkëta të Djuyoto Suntani me Shefki Hysën. Ky i fundit është një personazh tjetër i dyshuar për mashtrime, që mban një titull si guvernator i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet.
Hysa është bërë i njohur për media për shkak të aktiviteteve të tij të dyshimta duke shpërndarë tituj fiktiv si ‘Diplomat i OKB-së”, “Konsull Nderi i OKB-së e “Misionar i Paqes i OKB-së”, e madje posedim të tabelave diplomatike.
Një titull të dyshimtë nga organizata e Hysës e kishte marrë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ai i Vitisë Sokol Haliti e shumë personalitete tjera në Kosovë.
Dyshimet për përfshirjen e kreut të UP-së në një skandal të ngjashëm as pas një muaji pritje nuk i ka hedhur poshtë vetë Marian Dema.
Ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës inFokus nëse ka qenë në dijeni për kredibilitetin e kësaj organizate dhe nëse ka paguar para për të marrë këtë çmim.
Gazeta inFokus i ka dërguar pyetje Rektorit Dema me 11 dhjetor të vitit 2019, një ditë pasi kishte pranuar zyrtarisht çmimin “Ambasador i Paqes, Edukimit dhe Shkencës” në një ceremoni të organizuar në Prishtinë.

As zyrtarët e Komitetit Botëror të Paqes me seli në Bazel të Zvicrës, nuk kanë sqaruar se cilat janë procedurat e përzgjedhjes së personaliteteve për këtë çmim.
Në pyetjet e dërguara një muaj më parë, rreth lidhjeve të tyre me Shefki Hysën, kanë zgjedhur të heshtin.
Por, jo edhe nënkryetari i Komitetit Botëror të Paqes, Franko Cetinich.
Ai ka kërcënuar gazetën inFokus duke u munduar të ndikoj në mos publikimin e këtij teksti me pretendimin se është informuar nga Rabit Sadiku, i cili është nënkryetar i po të njëjtës organizatë, se gazeta po tenton qëllimisht të publikoi informacione lidhur me përfshirjen e tyre në shitjen e çmimeve.
“… Unë jam nënkryetar i Paqes Botërore të Gongut për Evropën. Unë jam informuar nga kolegu im Dr. Rabit Sadiku i cili është Nënkryetari i ËPG për Ballkanin, që keni bërë komente interesante dhe të pavërteta për veten time dhe Dr. Sadiku, duke sugjeruar që ne jemi një organizatë kriminale që shesim diploma për përfitimet tona financiare! Se ju keni kërcënuar të publikoni këto akuza në media” thuhet në një pjesë të e-mailit të Franko Cetinich dërguar redaksisë së gazetës inFokus.
Megjithatë, edhe tani pas më shumë se një muaj, Gazeta inFokus nuk ka marrë përgjigje nga nënkryetari i kësaj organizate Franko Cetinich e as zyrtarët e tjerë të cilët figurojnë në listën e të angazhuarve si nënkryetar në këtë komitet.
Njëri nga ta është edhe zëvendës presidenti i Komitetit Botëror të Paqes, Rabit Sadikut, i cili ia dorëzoi rektorit të Universitetit të Prishtinës titullin “Ambasador i Paqes, Edukimit dhe Shkencës”. Por, gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka qenë në dispozicion të flas për punën që bënë./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...


































