Lajme

Armend Mehaj: Me pikëllim morëm lajmin që Bledar Bujupi ka ndërruar jetë

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 23 August 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë.

Ai ka shtuar se humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionet.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë. Në këto çaste të dhimbjes, ju shprehim ngushëllime familjes Bujupi dhe të gjithë të afërmeve të të ndjerit”.

-Advertisement-

“Humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionet tonë, këto momente mund t’i përballojmë vetëm duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera