Arifi: Jam i bindur se plani final do ta ketë njohjen reciproke

Autori: Gazeta inFokus
21:31 | 28 February 2023
Politologu Dritëro Arifi e ka quajtur plan të mirë, propozimin evropian për të cilin u dakorduan dje kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq.
Arifi këtë plan e ka quajtur vetëm fazë të parë të marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është një plan me dy faza, kjo është faza e parë. Sepse këtu nuk kërkohet njohja reciproke në mënyrë eksplicite as nga ShBA-ja dhe as nga BE-ja. Është dokument solid që ka vlera universale të shtetësisë së një vendi siç është Karta e OKB-së, sovraniteti, integriteti, simbolet e të gjitha këto. Në sytë e ndërkombëtarëve ky është një pranim de-fakto por i fuqishëm i njohjes së Republikës së Kosovës”, ka thënë Arifi në Këndin e Debatit në Tëvë 1.
Arifi ka thënë se ky plan hap dy dilema të vështira, Asociacionin dhe statusin e Kishës Ortodokse.
“Por nga ana tjetër hap dy dilema mjaft të vështira për Qeverinë. Është Asociacioni, sido që ta quajmë, por një vetëqeverisje do të ndodhë. Nëse jo Asociacion apo Zajednicë, njëfarë vetëqeverisje e komunave serbe do të ndodhë, deri diku e pavarur brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të Kosovës dhe pika e dytë, statusi i kishave ortodokse”, ka shtuar ai.
Profesori i Shkencës Politike shprehet i bindur se me marrëveshjen finale, njohja reciproke do të ndodhë.
“Është një plan i përkohshëm, është plan i mirë por i përkohshëm në kuptimin që inicion normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i stabilizon ato në një masë shumë të madhe dhe hap rrugën për planin final i cili do ta ketë aty me siguri, jam i bindur edhe njohjen reciproke”, ka deklaruar ai.

Të tjera
-
Duda Balje ka kërkesë për komunë boshnjake, a po përpiqet Kurti t’ia marrë votën duke ia ofruar një ministri?
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga zyra e kryeministrit të hë...
-
Thaçi dikur e mbështeste kërkesën për komunë të boshnjakëve – PDK thotë se qeveria e ardhshme duhet ta trajtojë
Kërkesa për themelimin e një komune të veçantë për komunitetin boshnjak në Re...
-
Osmani: Shpresoj që me 15 prill të konstituohet Kuvendi e të zgjedhet qeveria, kemi punë të mëdha përpara
Presidentja Vjosa Osmani, shpreson se të martën do të konstituohet Kuvendi i ...
-
Nesër mbyllet rruga Dollc-Gjakovë
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet rruga Dollc-Gj...
-
Presidenti i Këshillit Evropian pritet të vizitojë Kosovën në maj në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të vizitojë Kosovën në...
-
Parashikimi i motit për të martën
Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh, ...
-
“Edhe ti je kanë VV, çka po kesh? – Shkarko Albini Agim Veliun – shkarko Lumiri Agim Veliun”, Valon Syla i ashpër me LDK`në
Valon Syla, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7 se “nuk ka kush e nxjerr Lu...
-
Aksidenti me fatalitet në Deçan, njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK
Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:45, në fshatin...
-
Osmani akuza ndaj Qeverisë Kurti: Dëmtoi rëndë raportet me SHBA-të me refuzimin për heqjen e tarifave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e zhgënjyer me përgjigjen...
-
Ministrja Gërvalla takon homologun danez: Aspiratat e drejta të Kosovës janë më lehtë të arritshme me aleatë si Danimarka
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takua me Mini...
-
“Tre nga LDK-ja, një i Drenicës, një i Istogut e një i Prizrenit, kanë negociuar me VV’në”, Cilat janë skenaret për seancën e nesërme sipas Valon Sylës?
Gazetari Valon Syla, ka treguar se çka mund të ndodh nesër në seancën e Kuven...
-
Çka kërkoi Nisma nga Lëvizja Vetëvendosje? Gazetari jep detajet
Gazetari Leonard Kërquki ka ndarë me shikuesit e emisionit Pressing informata...