Lajme

Arben Vitia përsëri në krye të Shëndetësisë?

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 22 December 2022

Sot janë bërë 76 ditë që Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë.

Kjo pasi Rifat Latifi më 6 tetor dha dorëheqje nga ky post.

Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se në Lëvizjen Vetëvendosje është propozuar që Arben Vitia sërish ta drejtojë këtë ministri.

-Advertisement-

Ai ka qenë ministër i këtij dikasteri në Qeverinë Kurti 1 dhe 2. Mirëpo i njëjti dha dorëheqje për shkak të garës për kryetar të Prishtinës ku ai ishte kandidat.

Vitia nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera