Lajme

Arben Mustafa nga Vitia: Qytetarët po kërkojnë fundin e krizës dhe bllokadave

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 02 June 2026

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka thënë se nga Vitia po vjen një mesazh i qartë për ndryshim dhe dalje nga kriza politike.

Gjatë takimeve me qytetarë në këtë komunë, Mustafa i cili në zgjedhjet e 7 qershorit garon me numrin 8, tha se gjithnjë e më shumë po dëgjohet kërkesa për t’i dhënë fund bllokadave dhe për t’u fokusuar te zhvillimi i vendit.

Sipas tij, qytetarët janë lodhur nga situata aktuale politike dhe presin institucione që punojnë për interesat e tyre.

-Advertisement-

“Nga Vitia po kërkohet njëzëri që t’i jepet fund bllokadave. Sikur gjithandej Kosovës, ka një dakordim popullor që duhet t’i themi stop krizës që e ka instaluar partia në pushtet”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka theksuar se PDK-ja synon t’i japë vendit një drejtim të ri, me fokus te ekonomia, investimet dhe projektet zhvillimore.

“PDK dhe qytetarët janë në një linjë për këtë. Me qeverisjen tonë dhe Bedri Hamzën kryeministër, do të flitet për projekte dhe zhvillim, jo për dëshpërim e zhgënjim”, është shprehur ai.

Mustafa ka falënderuar qytetarët e Vitisë për pritjen dhe mbështetjen, duke thënë se energjia që po merr nga terreni është dëshmi se qytetarët po kërkojnë ndryshim dhe një qasje të re në qeverisjen e vendit.

Ai ka përsëritur thirrjen që më 7 qershor qytetarët të mbështesin PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamzën./Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy