Lajme

Arben Gega kritikon Ligjin për Shtetësi: Fëmijët e kriminelëve të luftës po barazohen me ne, madje po përfitojnë edhe shtesa

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 03 June 2026

Kandidati për deputet i PDK-së, Arben Gega, ka reaguar lidhur me Ligjin për Shtetësi, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj ndryshimeve që, sipas tij, mundësojnë përfitime për persona që lidhen me familje të përfshira në krime lufte, shkruan Gazeta Infokus.

Në postim në “Facebook”, Gega tha se “Fëmijët e kriminelëve të luftës në Mushtisht, tash e kanë mundësinë me u barazu me neve, biles edhe me marrë shtesa”, duke e lidhur këtë zhvillim me miratimin e Ligjit për Shtetësi.
Ai akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Listën Serbe se kanë mbështetur një zgjidhje ligjore që, sipas tij, krijon padrejtësi ndaj qytetarëve që kanë vuajtur pasojat e luftës.
“Krejt kjo duke iu falenderu Albin Kurtit dhe Listës Serbe që i dhanë zor me Ligjin për Shtetësi”, tha tutje Gega.

Ndryshe Arben Gega kandidon për deputet me numrin 68 nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

-Advertisement-

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy