Apple zbulon datën e prezantimit të iOS 11
Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 14 May 2017
Ngjarja hapëse e konferencës së sivjetshme do të mbahet në McEnery Convention Center, në San Hoze të Kalifornisë.
Ajo do të fillojë të hënën, më 5 qershor, në orën 10 të mëngjesit, sipas kohës lokale, transmeton Gazeta Express.
Siç ka ndodhur në vitet e kaluara, Apple pritet që edhe këtë vit të prezantojë para mediave, zhvilluesve dhe entuzisastëve pamjet e para të versioneve të reja të sistemeve operative mobile dhe kompjuterike, iOS dhe macOS, që do të lëshohen në vjeshtë.
Teknologjitë e reja, me shumë prej të cilave zhvilluesit do të duhet të familjarizohen shumë shpejt, për t’i bërë gati aplikacionet e tyre për përditësimin e madh, shpesh paralajmërojnë se çfarë pajisjesh të reja mund të prezantohen në muajt e ardhshëm.
Këtë vit, të gjithë sytë do të përqendrohen tek iOS në veçanti, teksa iPhone 8 pritet të arrijë në shtator, me një dukje mjaft ndryshe nga modelet paraardhëse.
Përderisa ftesat e Apple për media zakonisht zgjojnë kureshtje falë dizajneve shumëngjyrëshe dhe sloganeve që i shtyjnë të gjithë t’i deshfirojnë, ftesat e këtij viti befasisht nuk ofrojnë shumë meterial për spekulime, transmeton Gazeta Express.
Të shpresojmë se kjo nuk është shenjë e gjërave që do të vijnë, teksa ngjarja hapëse e WWDC është një prej më të shumëpriturave nga Apple gjatë vitit.
Përderisa ditët pas hapjes janë shumë të rëndësishme për zhvilluesit, janë orët e para ato që tërheqin vëmendjen e mbarë botës.
Përveç iOS 11, në WWDC 2017 Apple pritet të prezantojë versionet e reja të macOS, watchOS dhe tvOS – ndërkaq sipas spekulimeve të fundit, Apple mund ta prezantojë edhe pajisjen e saj për ta rivalizuar Amazon Echo.
Pajisje zakonisht nuk prezantohen në WWDC, por Apple ka ditur të befasojë në të kaluarën, kështu që mund të ngjajë që gjiganti teknologjik të bëjë prapë befasi.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...