Lajme

Apple prezanton iPhone 18 Pro dhe Pro Max: Ja ngjyrat, çmimet dhe kur dalin në treg

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 09 September 2026

Të gjithë sytë mbrëmjen e sotme janë drejtuar nga Apple Park, ku Apple, në eventin e quajtur “Surprise and Shine”, ka prezantuar produktet e saj më të reja.

Në qendër të prezantimit janë iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max, ndërsa kompania ka prezantuar gjithashtu modele të reja të Apple Watch dhe AirPods, transmeton Indeksonline.

Që në fillim të prezantimit, teksa po flitej për inteligjencën artificiale, u shfaq edhe iPhone 18 i ri.

-Advertisement-

iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max

Apple ka prezantuar iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max, të cilët kanë një dizajn të ngjashëm me modelet e vitit të kaluar, por sjellin përmirësime të rëndësishme në performancë.

Të dy telefonat janë pajisur me procesorin e ri A20 Pro, me përmirësime në CPU, GPU dhe motorin neuronal, duke mundësuar performancë më të mirë për lojëra, aplikacione dhe modelet e inteligjencës artificiale.

Edhe bateritë janë përmirësuar. iPhone 18 Pro ofron deri në 24 orë, ndërsa iPhone 18 Pro Max deri në 30 orë përdorim.

Sa i përket kamerës, modelet e reja kanë një diafragmë mekanike të ndryshueshme, e cila mundëson kontroll më të mirë të dritës dhe thellësisë së fushës.

Siri AI dhe Apple Intelligence

Të dy modelet e reja marrin versionin e përmirësuar të Apple Intelligence dhe një version të avancuar të asistentit zanor, të quajtur Siri AI.

Gjatë demonstrimit, Apple tregoi se Siri AI mund t’u përgjigjet pyetjeve bazuar në përmbajtjen e mesazheve dhe email-eve, të përdorë kamerën e iPhone-it për të analizuar botën përreth dhe të japë informacione nga njohuritë e përgjithshme.

Siri mund të përdoret gjithashtu për të krijuar email-e përmes zërit ose tekstit dhe mund të përshtatë mënyrën e të folurit përmes të ashtuquajturave “zëra ekspresivë”.

Apple Intelligence do të jetë i disponueshëm në 16 gjuhë. Siri AI do të nisë në anglisht gjatë këtij muaji, ndërsa në tetor pritet të shtohet mbështetja për frëngjishten, japonishten, koreançen, portugalishten dhe spanjishten.

Apple Intelligence do të jetë i integruar edhe në aplikacione të ndryshme të iPhone-it, përfshirë Safari, ku mund të monitorojë faqet e internetit për ndryshime dhe t’ju njoftojë kur ato ndodhin

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy