Lajme

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 15 January 2025

Kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për personat e zhdukur, Andin Hoti, ka njoftuar se takimi i planifikuar të mbahej sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë nuk është mbajtur për shkak të refuzimit të palës serbe.

Sipas tij, kryenegociatori i Serbisë ishte i pranishëm në Bruksel, porse siç tha “nuk e kam të qartë çfarë ka kërkuar aty, pasi që takimi ka qenë i paraparë vetëm për çështjen e Personave të Zhdukur, dhe formati ka qenë me zëvendësues të Komisioneve”.

Kryenegociatori i Serbisë ishte i pranishëm në Bruksel, pavarësisht që nuk e kam të qartë çfarë ka kërkuar aty, pasi që takimi ka qenë i paraparë vetëm për çështjen e Personave te Zhdukur, dhe formati ka qenë me zëvendësues te Komisioneve.

-Advertisement-

Tutje ai tha se arsyetimi i Serbisë për mospjesëmarrje në takim përveç që është banal është edhe i dëmshëm për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera