Antibiotikët trashin fëmijët

Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 10 November 2017
Antibiotikët janë ilaçe të rëndësishme, por përdorimi i tepërt i tyre çon në një numër të madh kërcënimesh të shëndetit.
Sipas një studimi të ri, përdorimi më i madh i antibiotikëve sesa që duhet çon në një problem tjetër – shtimin e peshës.
Studiuesit nga “Johns Hopkins Bloomberg” kanë gjetur se fëmijët që përdorin rregullisht antibiotikë gjatë fëmijërisë së tyre fitojnë peshë më shpejtë se ata që nuk përdorin, raporton “International Journal of Obesity”.
Dr. Brian Schwartz, profesor në shkollën “Bloomberg” dhe ekipi i tij kanë analizuar të dhënat nga më shumë se 160 mijë fëmijë në mes moshës 3 dhe 18 vjeçare. Ata kanë grumbulluar të dhënat e peshës dhe shtimit të peshës për të vendosur indeksin e trashësisë, si dhe përdorimin e antibiotikëve duke krahasuar vit pas viti
Rezultatet treguan se në moshën 15-vjeçare, fëmijët që kishin marrë antibiotike shtatë ose më shumë herë gjatë fëmijërisë së tyre peshonin 1.5 kilogramë më shumë se ata që s’kanë marrë antibiotikë kurrë. Rreth 21 për qind e pjesëmarrësve, 30 mijë, kanë marrë antibiotikë shtatë ose më shumë herë gjatë fëmijërisë.
Schwartz thotë se këto gjetje nënkuptojnë që trashësia vjen si pasojë e përdorimit të antibiotike dhe ajo ndryshon varësisht se sa të fortë janë antibiotikët.
Shkencëtarët për këtë kishin njoftuar edhe më parë duke u bazuar në testimet e bëra në kafshë.
Sipas studiuesve, arsye për këtë është se antibiotikët ndikojnë në disa mikroorganizma që jetojnë në trupi e njeriut.
Në fund, shkencëtarët thonë se kjo nuk nënkupton që antibiotikët të mos përdoren, por vetëm se krijuesit e barit duhet të jenë më të saktë në përshkrimin e ilaçit që krijojnë.

Të tjera
-
Lutfi Haziri: Vetëvendosja edhe zyrtarisht e bëri Gjilanin si shitore të thyer, të përfundojnë hetimet sa më shpejt
Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka kërkuar që hetimet për skandali...
-
Protestuesit s’mund t’i afrohen Kuvendit të Serbisë, vendosin për të shkuar edhe në një lokacion të ri
Ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 16:00 protesta përpara Kuvendit të...
-
Kuvendi i ri i Kosovës, ky është numri i deputetëve që kanë marrë secila parti nga zgjedhjet e 9 shkurtit
KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit....
-
Kryetari i KQZ-së tregon arsyet e vonesave në shpalljen e rezultateve të 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës ku i ka sh...
-
KQZ shpall rezultatet përfundimtare
Pas më shumë se një muaji Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultat...
-
Nis protesta masive në Beograd
Protesta e madhe e paralajmëruar për të shtunën në Beograd, tashmë ka nisur. ...
-
Protestuesit afrohen te Parlamenti i Serbisë
Kryeqyteti serb, Beogradi, është bërë epiqendra e protestave masive kundër pr...
-
Dy vajzat që vdịqën në një aksident në Ranillug varrosen sot
Sot me fillim nga ora 16:00 do të mbahet ceremonia mortore e dy vajzave që vd...
-
S’iu ndal policit, më pas shkaktoi aksident – arrestohet 18-vjeçari në Ferizaj
Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ...
-
Tiranë: Protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok, rrugët që bllokohen nga ora 14:00
Polica e shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës së...
-
Pamjet me dron të protestës në Beograd – kolona kilometërshe të njerëzve
Kryeqyteti serb, Beogradi, është bërë epiqendra e protestave masive kundër pr...
-
Protesta masive në Beograd fillon për pak: Kordoni policor rrethon ndërtesën e Presidencës
Për një orë pritet të nisë protesta masive në Beograd, ku deri më tani raport...