Sport

Anglia ‘shkatërron’ Ukrainën dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 03 July 2021

Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të futbollit ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Tre Luanët’ e kanë ‘shkatërruar’ Ukrainën, pasi e kanë mposhtur me rezultat të thellë 4-0.

Në takimin e zhvilluar në ‘Stadio Olimpico’ në Romë, serinë e golave për anglezët e hapi sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane.

-Advertisement-

Kane realizoi në minutën e 4’ pas një asistimi fantastik nga Rahhem Sterling.

Deri në fund të pjesës së parë të drejtuarit e Gareth Southgate patën edhe disa mundësi të mira për gol, por nuk arritën ti konkretizonin rastet e krijuara.

Nga ana tjetër ukrainasit provonin të realizonin përmes disa kundërsulmeve të shpejta.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 për Anglinë, kurse në 45 minutat e dytë ‘Albionët’ arritën t’i shënonin edhe tre gola të tjerë.

Më të nisur pjesa e dytë mbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire realizoi me kokë për rezultatin 2-0, kurse në minutën e 50’ Harry Kane shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Anglinë.

‘Tre Luanët’ nuk u ndalen me kaq, pasi në minutën e 63’ mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson, i dha goditjen e fundit Ukrainës, pasi realizoi për rezultatin përfundimtar 4-0.

Pas kësaj fitoreje, Anglia në gjysmëfinale do të takohet me Danimarkën që ka eliminuar Çekinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera