Anëtari i kryesisë së PDK-së: Kurti, pazarxhi i vlerave kombëtare
Autori: Gazeta inFokus
12:18 | 04 October 2026
Anëtari i kryesisë së PDK-së: Kurti, pazarxhi i vlerave kombëtare
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për qëndrimin e tij ndaj ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e akuzuar se po i jep përparësi “pazarit të pushtetit” dhe interesave personale.
Në një reagim publik, Gjoshi e ka cilësuar Kurtin si “pazarxhi i vlerave kombëtare”, duke rikujtuar qëndrimet e tij ndër vite ndaj luftës së UÇK-së dhe çështjes së çlirimtarëve.
“Armën s’e kapi për liri – sepse në atë luftë nuk besoi”, ka shkruar Gjoshi, duke iu referuar Kurtit. Ai ka rikujtuar edhe periudhën kur Kurti ishte i burgosur në Serbi, duke theksuar se, sipas tij, “çlirimtarët i ranë botës për të kërkuar lirimin e tij”.
Sipas Gjoshit, disa vite pas lirimit nga burgu, Kurti kishte ndryshuar qëndrim ndaj atyre që kishin luftuar për çlirimin e Kosovës.
“Pak vite pasi doli nga burgu, çlirimtarëve u tha: shkoni ju në burg – sepse pushtetin për vete e donte më shumë”, ka deklaruar ai.
Gjoshi ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, Kurti ka vepruar pasi çlirimtarët u përballën me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Kur çlirimtarët përfunduan në burg, asnjë vizitë te ta s’e bëri, asnjë gur s’e lëvizi, edhe pse kishte pushtet absolut”, ka shkruar Gjoshi.
Ai e ka akuzuar Kurtin se pushtetin e ka përdorur për interesa personale dhe “në dëm të shtetit që ata e çliruan”.
Duke iu referuar debatit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, anëtari i Kryesisë së PDK-së ka thënë se kryeministri po e humb edhe një mundësi për të korrigjuar, siç pretendon ai, gabimet e së kaluarës.
“E sot, kur historia ia dha edhe një mundësi për të shlyer një pjesë të gjynaheve dhe gabimeve të tij, ai sërish zgjedh pazarin: nuk dëshiron ta kalojë ligjin që mbron UÇK-në”, ka deklaruar Gjoshi.
Sipas tij, qëndrimi i Kurtit është kontradiktor, pasi, siç shprehet ai, kur liria i është dashur kryeministrit, ai ka kërkuar mbështetjen e çlirimtarëve, ndërsa sot, kur sipas Gjoshit, çlirimtarët kanë nevojë për veprimin e tij, ai po u kthen shpinën.
“Kur liria iu desh për vete, kërkoi zërin e çlirimtarëve. Kur çlirimtarëve u duhet veprimi i tij, ua kthen shpinën”, ka shkruar Gjoshi.
Në fund të reagimit, ai e ka akuzuar Kurtin për instrumentalizim të vlerave të luftës për interesa politike.
“Për të, edhe sakrifica për liri ka çmim në pazarin e pushtetit. E frikshme. E papranueshme. E patolerueshme”, ka shkruar Gjoshi.
Ai ia ka atribuar drejtpërdrejt Kurtit përgjegjësinë politike për çdo pasojë që mund të vijë nga, siç e quan ai, zvarritja e procesit.
“Për çdo pasojë të kësaj zvarritjeje, përgjegjësia politike është e jotja, Albin”, ka përfunduar Gjoshi, duke e cilësuar Kurtin “një cinik që ia di çmimin çdo gjëje, por vlerën asgjëje”.
Reagimin e tij, Gjoshi e ka mbyllur me mesazhin: “Por cinizmi është strehë për mendjet e vogla. JO NË EMRIN TIM!”
Sipas asaj që u dha për publikun pas takimit Kurti-Hamza, shefi i Qeverisë ka deklaruar se Ligji votohet në lexim të parë, e pastaj diskutohet për presidentin.
Derisa kreu i PDK-së ka thënë se Ligji duhet të kalojë në dy leximet e pastaj ulet dhe diskuton për presidentin.

T� tjera
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...

































