Andov: Xhaferi është zgjedhur në mënyrë të ligjshme

Autori: Gazeta inFokus
15:20 | 28 April 2017
Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov, ka deklaruar të premten se nuk guxon të lejohet që situata të përshkallëzohet më tej dhe të gjitha palët duhet të përmbahen nga tensionet.
Në një intervistë për Alsat, ai thotë se mënyra se si Talat Xhaferi u zgjodh Kryetar i Kuvendit është e ligjshme dhe në përputhje me procedurat, derisa incidentin e djeshëm e quajti një turp të madh për Maqedoninë.
“Ajo çfarë ndodhi dje, është jashtë çdo praktike parlamentare. Ndërhyrje të tillë si kjo, nuk mbaj mend se ka ndodhur diku, sipas njohurive të mia, ndërsa gjatë kohë jam aktiv dhe prezent. Kjo e diskrediton Maqedoninë dhe Maqedonia është turpëruar me atë, e poshtëruar. Por unë mendoj se çdo gjë do të shkojë drejt stabilizimit të situatës. Unë shfrytëzoj momentin publikisht t’i uroj Talat Xhaferit zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, me çfarë është duke hapur rruga tani për zgjedhjen e një qeverie të reformës”, tha Andov.
Ai ka përkujtuar se kryetarin e Kuvendit e përzgjedh vetëm shumica në Parlament.
“Kryetarin e Parlamentit e zgjedh shumica e deputetëve, askush tjetër nuk mund ta zgjidh dhe askush tjetër nuk ka të drejtë për ta parandaluar atë, dhe për aq sa unë di, shumicën e votave i mori z. Xhaferi dhe tani është kryetar i kuvendit. Përgjegjësia e tij është tani të ngrejë të gjitha mekanizmat që sa më shpejt të jetë e mundur të formohet qeveria”, tha Andov.

Të tjera
-
Sami Lushtaku: Në asnjë mënyrë PDK nuk guxon të bëjë koalicion me VV-në, veç me i shku mendja për koalicion është skandaloze
Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjev...
-
Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të Erion Veliajt
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme Urd...
-
Bedri Hamza del në konferencë për media sot në ora 16:00
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, do të mbajë sot konferencë ...
-
Përfundon numërimi në Fushë Kosovë, VV del e para, ja si renditen partitë e tjera
Në Fushë Kosovë ka përfunduar numërimi i 58 vendvotimeve, ku Lëvizja Vetëvend...
-
Arrestohet Erion Veliaj
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me kërkesë të Prokurori...
-
LDK u rendit e treta, Geci: Kur mun mun kur smun smun, kur smun prit kur mun veç kurrë mos u dorzo
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka komentuar rezult...
-
Numërohen 93.25% të votave: VV e para me 41.01%, PDK e dyta me 22.46%, LDK e treta me 17.66%
Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.01 për qind të votave pas numërimit të 93.25 ...
-
Edita Tahiri: Votuesit e lanë në një cep Kurtin
Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, ka reaguar ish-kryenegociatorj...
-
Vajza e Bedri Hamzës krenare: Kurrë nuk e kam parë babin të ofendojë, ka folur gjithmonë me mirësjellje e edukatë
Vajza e kandidatit për kryeministër nga PDK’ja, Bedri Hamzës, Djellza Hamza k...
-
BE: Përshëndesim faktin që zgjedhjet në Kosovë u zhvilluan në atmosferë të qetë
Bashkimi Evropian ka përshëndetur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të 9 shku...
-
Web-faqja e KQZ-së vazhdon të ketë probleme: Duke u procesuar të dhënat, nuk ka shënime të procesuara
Web-faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku po përditësohen në mënyrë per...
-
Reuters: Pa koalicion, Kurti nuk mund ta bëjë qeverinë
Zgjedhjet e 9 shkurtit kanë zgjuar interesim tejet të madh edhe nga mediat nd...