Sport

Ancelotti flet pas fitores në derbi

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 21 January 2019

Napoli mposhti mbrëmjen e djeshme Lazion me rezultatin 2-1 falë golave të Callejon dhe Milik, duke konsoliduar vendin e dytë të renditjes së Serie A.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, nuk përmbahet, teksa duke folur për “Sky” ai ka thënë se Napoli mund ti përballojë 3 kompeticione të mëdha evropiane.

“Kemi një skuadër të mjaftueshme për të përballuar tre kompeticione. Kishim shumë mungesa, por dukeshim sikur kishim të gjithë lojtarët në dispozicion. Kam parë shumë kualitet. Milik vetëm mund të përmirësohet, ai është një lojtar që ka vuajtur shumë nga dëmtimet në dy vitet e fundit, por tani është mirë”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera