Lajme

Analizat nga Zvicra s’ndryshojnë asgjë për VV-në, Haxhiu thotë se Astrit Dehari është vrarë

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 13 April 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka dyshim që në Rastin Dehari bëhet fjalë për vrasje. Ajo thotë se janë rishikuar të gjitha të dhënat prej fillimit të rastit deri më tani dhe tregon se nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me këtë rast.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës po tenton ta manipulojë opinionin publik për rastin e Astrit Deharit.

Ajo ka deklaruar se provat që i ka marrë Instituti Zviceran kanë qenë të dëmtuara dhe se për këtë arsye shtoi ajo, ky institut e ka pasur të vështirë të gjejë ADN-në e dikujt tjetër në gjërat që kishte pasur afër Dehari kur kishte vdekur.

-Advertisement-

“Raporti i parë i Institutit kishte përmendur përfshirjen e një personi të tretë, ndërkaq në raportin e dytë, të gjitha provat që i ka marrë ky Institut nga prokuroria, thuhet se janë dëmtuar provat përmes mbështjelljes së tyre. Instituti thotë se ka qenë shumë e vështirë që t’u gjenden ADN-ja apo t’u bëhet provat këtyre analizave”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se ministria e drejtësisë nesër do të dalë komunikatë për media rreth raportit të Institutit Zviceran.

Albulena Haxhiu ka deklaruar se prova kryesore për të ardhur deri te e vërteta është trupi, kjo sipas pikës së pestë të konkluzioneve. Ajo shton se trupi nuk është ekzaminuar.

“Pika e fundit në konkluzione thuhet se në fakt se prova kryesore për të ardhë deri të e vërteta është trupi dhe rrjedhimisht ajo thotë se nuk është përdorur fare. Dikush duhet të marrë përgjegjësi se si ka mundësi që nuk ia janë bërë analizat e duhura trupit. Sepse nëse e lexon pikën e fundit të konkluzioneve thuhet se e vetmja mundësi për të ardhur deri te e vërteta dhe në fakt nuk është bërë përpjekje që të përdore aq sa duhet si provë”, shtoi ajo.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se ajo së bashku me zëvendësin e saj kanë takuar Prokurorin Special, për siç thotë “raportuar për informacione rreth rastit Dehari”.

Sipas Hahxiut mënyra se si janë trajtuar provat në rastin e Astrit Deharit të qon në përfundim siç deklaron ajo “se ka qenë vrasje dhe jo vetëvrasje”.

“Por, duke pasur parasysh mënyrën se si është paragjykuar ky rast, pastaj edhe vdekja e dëshmitarit kryesor në rastin Dehari, të ndjeri Naser Makolli. Pastaj falja e një personi tjetër që po ashtu ka qenë dëshmitarë kryesore, mënyra se si i kanë trajtuar provat. Ta zëmë një sapun me gjak, një peshqir me gjak të qon te përfundimi se ka qenë vrasje dhe jo vetëvrasje. “, tha ministrja.

Haxhiu ka shtuar se nëse Prokuroria Speciale e konsideron veten të paaftë që ta hetojë këtë rast, ajo duhet të kërkojë ndihmë nga hetues të specializuar.

“Nëse Prokuroria Speciale e konsideron veten që është e paaftë që ta hetojë këtë, pra në qoftë se nuk ka një tendecë për të thënë diçka që nuk qëndron, atëherë unë konsideroj që kjo duhet të kërkoj ndihmë nga hetues të specializuar në mënyrë që hetojnë që nga fillimi deri në fund këtë rast”, deklaroi ajo në KTV.

Prokuroria Speciale Kosovës, ka njoftuar të martën se më 1 prill ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Sipas njoftimit dërguar mediave, raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë për rastin e Astrit Deharit, konstaton se “analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me Deharin, në momente të afërta me vdekjen (brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali) nuk kanë treguar profil të ADN-së për veç të atij, Astrit Dehari”.

Gjithashtu në raport, sipas Prokurorisë Speciale, thuhet se analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Deharit, kanë treguar prani të kafeines e jo të etanolit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera