Lajme

Analisti Joseph ‘çmonton’ strategjinë serbe, tregon si po balanson veprimet mes Perëndimit dhe Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 09 April 2022

Edward Joseph, profesor i Universitetit Johns Hopkins dhe analist i çështjeve ndërkombëtare, i ka kushtuar një analizë të thukët situatës së Serbisë në këtë kohë dhe ka shpjeguar strategjitë e saj diplomatike, për të mbajtur raportet e mira njëkohësisht me Rusinë dhe Perëndimin.

Josehp, në mënyrë retorike, ka pyetur se si mund ta mbajë tani presidenti serb Aleksandar Vuçiq balancin pro-Putinit.

“Përgjigja është: ruaj qetësinë (edhe pse nuk je i qetë) dhe vazhdo të votosh pro rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Joseph.

-Advertisement-

Sipas tij, modeli serb është i qartë.

“Beogradi ka votuar pro të trija rezolutave të Aasamblesë së Përgithshme ku kritikohet Rusia, pa asnjë vëmendje nga Moska. Putini uroi Vuçiqin për fitoren në zgjedhje dhe folën në telefon për ta zhvilluar partneritetin strategjik dhe për ta rritur bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik”, analizon Joseph, shkruan Gazeta Express.

Analisti heton që furnizimi me gaz i Serbisë nga Rusia mund të rritet dhe një marrëveshje afatgjatë njëdekadëshe mund të arrihet së shpejti.

“Putin dhe Vuçiq folën rreth gazit sepse kontrata mes Serbisë dhe Gazpromit përfundon në muajin e kaluar. Përkundër përkushtimit të Vuçiq ndaj Shtëpisë së Bardhë në vitin 2020 për furnizime të diversifikuara të energjisë, Beogradi ka dyfishuar blerjen e gazit rus. Drejtori i Srbija Gas parashikon negociata të shpejta dhe një kontratë dhjetëvjeçare”, ka shkruar tutje ai.

Sipas analistit, ambasada kineze në Beograd ka qartësuar votat pro rezolutave kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara nuk e shqetësojnë Moskën e as Pekinin, përderisa Beogradi nuk i bashkohet sanksioneve perëndimore.

“Zyrtari kinez i ambasadës ka elaboruar rreziqet për Serbinë nëse i bashkohet sanksioneve”, shkruan ai.

“Votat pro rezolutave nuk e ndryshojnë pozicionin e Beogradit në çështjen e luftës apo atë të NATO-s. Të enjten, Vuçiq tha se një avion i NATO-s i është afruar një aeroplani komercial të AirSerbi, që ishte nisur drejt Moskës. Në mënyrë absurde, ai e lidhi incidentin si një formë presioni e Perëndimit mbi Serbinë për pozicionin ndaj Rusisë”, shkruan Joseph.

Sipas tij, aktualisht Vuçiq beson se balanci mes BE-së dhe Rusisë është i qëndrueshëm, për sa kohë që mund t’i zëvendësojë votat pro perëndimore në Asamblenë e Përgjithshme me sanksionet ndaj Rusisë.

“A ka të drejtë?”, pyet në fund ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera