Fokus

Amir Shabani: Pres rezultate pozitive nga takimi Kurti – Mickoski, besoj se Maqedonia e Veriut nuk do të jetë vazale e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 05 August 2024

Pak ditë pas incidentit të Presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, e disa javë pas arrestimit të një ish-ushtari të UÇK-së në Maqedoni të Veriut, pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia, kryeministri Albin Kurti ka realizuar një vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut.

Kurti është takuar me kryeministrin maqedon, Hristijan Mickoski.

Pas takimit, në një konferencë për mediat, të dy deklaruan se diskutuan për shumë tema, përfshirë incidentin e Presidentes si dhe fletarrestet e Serbisë për ish-ushtarët e UÇK-së.

-Advertisement-

Takimi, sipas njohësit të çështjeve politike në Maqedoni të Veriut, Amir Shabani, pritet të sjellë rezultate.

“Sa i përket incidentit me presidentet Vjosa Osmani, mendoj se ky takim do kontribuojë në zbardhjen dhe sjelljen e një vendimi konkret, pasiqë siç përmendi kryeministri Kurti – ka qenë një përvojë e papërjetuar më parë mes krerëve të këtyre dy vendeve, andaj sot ka pasur theks të veçantë edhe kjo temë për një konkludim sa më të arsyeshëm”, ka theksuar Shabani në një deklarim për Gazetën Infokus.

Ai ka shtuar se pret rezultate pozitive edhe tek problematika me fletëarrestet e lëshuara për ish-ushtarët e UÇK-së nga Serbia.

“Sa i përket fletarrestit për ushtarin e UÇK-së, ai u lirua nga një gjë e tillë dhe besoj se qeveria e re në Republikën e Maqedonisë së Veriut e përbërë nga VMRO dhe VLEN, do kenë kujdes të veçantë ndaj fletarresteve të tilla prej Serbisë”, ka deklaruar Shabani.

“Unë besoj se Maqedonia e Veriut nuk do jetë vazale e Serbisë dhe të arrestojë ushtarë të UÇK-së, pasiqë dihet se Serbia është destabilizuese në rajon dhe me çdo kusht tenton të nxis veprime të tilla, por një gjë e tillë nuk do ndodh me RMV-në e cila ka synimin e qartë bashkë me Kosovën, e ajo është integrimi i plotë në BE”, ka shtuar tutje Shabani.

Gjatë pasdites së të hënës është konfirmuar ngritja e kallëzimeve penale ndaj tre policëve në lidhje me incidentin me Presidenten Vjosa Osmani. /Gazeta Infokus

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera