“Serbia po armatoset”, ambasadori Hill: Ja pse i bleu tani avionët
Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 09 September 2024
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill shpesh cilësohet për qasje “pro-serbe”, komentoi blerjen e avionëve francezë nga Serbia.
Në një koment të përcjellë nga mediat në Maqedoni, diplomati i lartë amerikan thotë se përpos avionëve, Beogradi bleu edhe raportet me forcat ajrore të NATO-s.
“Mendoj se Serbia po merr vendime strategjike të rëndësishme. Njëra prej këtyre vendimeve lidhet me blerjen e këtyre avionëve luftarakë, ‘Rafale’. Ajo që po bën Serbia nuk është vetëm blerja e avionëve, por blerja e marrëdhënieve me forcat ajrore të NATO-s. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe se kjo nuk do të ndryshohet nga situata në terren në Kosovë. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të merremi me situatën në Kosovë. Them se të gjithë jemi të një mendjeje në këtë drejtim dhe duam të shohim një zgjidhje. Por kam bindjen se ajo që keni parë me vizitën e presidentit Macron, si dhe me vizitën e kancelarit Scholz, përfaqëson një ndryshim shumë të qartë të qasjes, dhe do të dëshironim të shihnim që kjo të vazhdojë, në përputhje me dëshirat e popullit serb dhe udhëheqjes serbe. Ne nuk jemi këtu për t’i thënë Serbisë se çfarë të bëjë ose si të orientohet. Ata duhet të marrin vendimet vetë, dhe mendoj se këto vendime po shkojnë në drejtimin e duhur”, ishte komenti i Hill.
Perëndimi vazhdon të ketë shpresa në ndryshimin e qëndrimit të Serbisë. Pak ditë më parë, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se Serbia ka tërhequr letrën dërguar bllokut vitin e kaluar, ku shprehte rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Të tjera
-
Moti nesër në Kosovë: Kryesisht me diell dhe temperatura deri në 20 gradë
Nga e diela nën ndikimin e një anticikloni stabil na pret mot kryesisht me di...
-
Niveli i pagave, ekspertët: Me pagën mesatare nuk mbulohen shpenzimet në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” ...
-
MPJD kërkon konfirmimin e Serbisë për arrestimin e kosovarit- njoftuan misionet diplomatike
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, pas deklarimit të ministrit të Bren...
-
Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë ditës së sotme, Serbia ...
-
Plani i rritjes, Kosova pritet të përfitojnë këstin e parafinancimit
Miratimi i agjendave të reformave nga ana e komitetit IPA përbën një hap drej...
-
Kurti, diasporës: Përparimin që e shihni në Kosovë e ka e meritën tuaj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim...
-
Shala i PDK’së: Për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lụfta negociohet edhe me terrọristë të shpallur ndërkombëtar
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i ka përmendur inflacionin dhe rritjet e tati...
-
Berisha: Aktet anti-amerikane të kësaj qeverie përbëjnë një rrezik për të ardhmen e Kosovës
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebo...
-
Kurti kërkoi kthimin e zonës së sigurisë në kufirin Kosovë-Serbi, deklarohet KFOR-i
48 baza operative ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe rreth kufirit me Kosov...
-
90 % e fëmijëve në Gaza pa ushqim, thotë PRCS
90 për qind e fëmijëve në Gaza, kanë vuajtur nga mungesa e ushqimit, gjatë 12...
-
Aksidenti në Veternik, flet njëri nga të lënduarit: Tmerr të shohësh vdekjen, nëna ishte pa vetëdije
Njëri nga ngasësit që ishte i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në Vetern...
-
Kriza në FSK, Presidenca: Osmani ka kohë që ka propozuar një program, kërkohet mbështetje buxhetore nga Qeveria
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, s’ka qëndruar duarkryq për krizën që po ...