Lajme

Amerikanët po planifikojnë përmbytjen e Kim Jong-unit: Kush do ta zëvendësojë liderin e Koresë së Veriut? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 28 April 2017

Një gazetë me seli në Seul kishte shkaktuar një lum spekulimesh, kur më 14 mars botoi një artikull me titullin “Forcat speciale amerikane ‘Seal’ që kishin vrarë OsamaBinLadenin, janë duke iu bashkangjitur ushtrisë së Koresë së Jugut në një ushtrim”, shkruan National Interest.

Kjo e përditshme, duke citur një burim anonim brenda Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut, pretendon se “SealTeam 6” do të vjen në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në një ushtrim ku simulohet rrëzimi nga pushteti i diktatorit KimJong-un, transmeton Telegrafi.

Dhe, derisa tensionet po rriten mes presidentit amerikan DonaldTrump dhe liderit të Koresë së Veriut, fuqitë perëndimore po kërkojnë një zgjidhje të re për kapërcimin e problemit që deri më sot konsiderohej i pazgjidhshëm.

-Advertisement-

Ambasadorja amerikane në OKB, NikkiHaley, ka deklaruar më 17 mars se janë duke shqyrtuar të “gjitha opsionet” për zgjidhjen e problemit, gjë që e ka konfirmuar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, RexTillerson. Një nga misionet kryesore të administratës së Trumpit është lufta “kundër programit bërthamor” të Koresë së Veriut, kurse planet janë duke u zhvilluar që të forcohen sanksionet për këtë vend.

Para takimit me presidentin kinez, Trump në një intervistë kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i përgjigjen kërcënimeve nukleare të KimJong-unit nëse Kina nuk i bën presion Phenianit.

Të paktën janë ata që me siguri të plotë mund të parashikojnë lëvizjet tjera të paparashikueshme të Trumpit, e sidomos atë se si do të reagojë lidhur me testin e gjashtë e bërthamor të kryer nga Kim, që mund të kërcënojë bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Në këtë skenar të rrezikshëm – nuk ka favorit. Por, mungesa e veprimit ose “durimi strategjik” të cilin e kishte administrata e kaluar ajo e Obamas, nuk do të ishte ndonjë zgjidhje kur fitili tashmë është ndezur.

Rrëzimi i KimJong-unit nga pozita e të parit nuk do të ishte fundi, por fillimi. Brezat që janë rritur në sistemin e shpëlarjes së trurit janë të gatshëm të mbrojnë me fanatizëm liderin e tyre apo ndoshta edhe trashëgimin e tij, ku për këtë më së miri flasin paradat ushtarake dhe ato civile, transmeton Telegrafi.

Faktori i dytëjanë njësitë speciale të Kimit që na kujtojnë gardën pretoriane të perandorit romake, të cilët i prezantoi gjatë paradës ushtarake me rastin e ditëlindjes së gjyshit të tij, që janë pasqyrë se i përkasin instrumentit të pushtetit dhe se janë të gatshëm të ngulen drejt në bajonetë që ta mbrojnë “liderin suprem”. Në fakt, ata janë pengesa kryesore për një atentat të mundshëm të cilit nuk i kishte shpëtuar BinLadeni.

I treti dhe ndoshta skenari më i rrezikshëmështë rrëzimi me forcë nga pushteti i Kimit, që do të shkaktonte një luftë të paparashikueshme për “fron”, ku në rastin më të mirë rivalët do ta shkatërronin njëri-tjetrin, derisa në skenarin më të keq do ta nxiste fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

Vakumi në Pheniando të duhej të mbushej para se të fillonte kaosi, pa një krizë të re të refugjatëve dhe fuqisë së gjeneralëve të uritur për pushtet. Një situatë e tillë delikate politikedo të duhej që përveç Amerikës ta përfshijë çdo fuqi botërore në këtë planet, fillimisht Pekinin dhe më pas edhe Moskën.

Presidenti kinez,XiJinping, nuk ndjen ndonjë simpati për aleatin e saj të trazuar, kurse fakti që Koreja e Jugut ka veshur fanellën “e djalit të keq” sigurisht se nuk do t’i kontribuonte riparimit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Dhe, nëse kësaj ia shtojmë se KimJong-uni ka varë të gjithë të afërmit të Kinës fqinje, mund të konstatohet se Kina nuk do të na çudiste nëse do të përfshihej në zgjidhjen e çështjes së Koresë.

Si zgjidhet problemi? Si duhet gjetur një gjuhë e përbashkët? Një alternativë do të ishte vendosja në pushtet e 21-vjeçarit KimJong-Nam, i biri i vëllait të vrarë të “liderit të madh” Kim Han-Sol, i cili është shumë i ri për një përgjegjësi të tillë. Ai në fakt është paraardhësi i drejtpërdrejt i lidhjes familjare (të gjakut). Por, duhet patur parasysh se KimJong-uni ishte vetëm 27-vjeç kur në vitin 2011 erdhi në pushtet.

Kim Han-Sol është pjesë e trungut të pemës familjare që ka ruajtur gjithmonë lidhje të ngushta me Kinën, por që me të do të ishte e mundur konfederata hipotetike, por edhe ribashkimi i dy Koreve. Ai është shkolluar në Parisdhe së fundmi i është ofruar mundësia e studimit në Oksford. Han-Sol është nën mbrojtje të vazhdueshme, pasi Kina e ka paralajmëruar se si xhaxhi i tij është duke ia “gatuar” fatin e babait të tij. Në një intervistë dhënë në vitin 2012 për një televizion finlandez, pati thënë se “një ditë do të dëshironte të kthehej dhe të ëndërrojë për bashkimin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera