Fokus

Amerika i’a anulon vizitat njerëzve të Albin Kurtit, Genc Nimonit e Albert Selimit, nuk shkon as Dimal Basha

Autori: H.Smajli 16:57 | 29 June 2023

Situata në veri të Kosovës ka bërë që Departamenti Amerikan i Shtetit të anulojë vizitën e shefit të kabinetit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe një zyrtari tjetër të kësaj ministrie, vizitë kjo që parashihte edhe një trajnim dhe dy zyrtarët e MD-së ishin ftuar zyrtarisht nga Amerika.

Gazeta Infokus mëson nga burime të saj se të ftuar në këtë vizitë ishin shefi i kabinetit të Haxhiut, Genc Nimoni dhe Albert Selimi, zyrtar i lartë për koordinim të politikave nga Ministria e Drejtësisë dhe po ashtu edhe dy përfaqësues nga Kuvendi, që nga pozita ishte ftuar deputeti, Dimal Basha dhe nga opozita deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Si përfundim e vetmja që mori pjesë në këtë vizitë ishte deputetja e LDK-së, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Kjo sepse Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi që këtë vizitë ta anulonte për pjesëmarrësit nga qeveria por jo edhe për ata nga Kuvendi i Kosovës.

Nga burime të Gazetës Infokus është konfirmuar se pasi departamenti Amerikan i Shtetit ua anuloi vizitën dy zyrtarëve të MD-së, edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e anuloi vizitën vetëm dy ditë para nisjes “për shkak të solidarizimit” me dy “kolegët” e tij nga qeveria.

Kjo vizitë zyrtare që përfshinte edhe një trajnim ishte paraparë të ndodhte me 10 qershor të këtij muaji.

Gazeta Infokus ka provuar të kontaktojë me deputetin Dimal Basha, shefin e kabinetit të MD-së, Genc Nimonin si dhe me zëdhënësin e qeverisë së Kosovës, por asnjëri nga ta nuk kanë qenë të qasshëm.

Kujtojmë që ambasadori i Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, në një diskutim me gazetarët pasi u tensionua situata në veri të Kosovës, kishte deklaruar se do të çuditej nëse në këtë kohë ndonjë zyrtar nga qeveria do të kishte ndonjë vizitë zyrtare drejt SHBA-së.

“Do të çuditesha nëse në këtë situatë, zyrtarët e Kosovës do të kishin ndonjë vizitë bilaterale të nivelit të lartë me ndonjë zyrtarë amerikanë, apo anasjelltas”, kishte deklaruar ai.

Ndryshe sanksione ndaj Kosovës ka vendosur edhe Bashkimi Evropian për shkak t situats ne veri dhe kritikave që pushteti i bëri qëndrimeve të përfaqësuesve të BE-së.

Këtë e ka konfimruar sot edhe vetë kryeministri Kurti i cili ka thënë se Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Paralamentit Evropian listën e masave kundër Kosovës.

Megjithatë Kurti ka deklaruar se tek Kosova, BE-ja e gjen partnerin dhe aleatin më të sinqertë.

“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian te Kosova e gjen aleatin partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon sipas vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Kosova të tillë e ka qeverinë, të tillë popullin”, ka thënë Kurti.

Derisa për kritikat që vetë ai por edhe zyrtarë të partisë së tij i kanë bërë vazhdimisht aleatëve të Kosovës, kryeministri ai ka thënë se “në raste kemi qenë kritik ndaj BE-së por asnjëherë cinik as të hidhëruar”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera