Lajme

Ambasadorja izraelite viziton Doganën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 02 February 2023

Ambasadorja Tamar Ziv, Ambasadore jorezidente e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës dhe Roy Roznek, anëtar i Kryesisë së Federatës së Dhomavetë Tregtisë të Shtetit të Izraelit (FICC), sot vizituan Drejtorinë e Doganës së Kosovës.

Në Doganë Ziv u prit nga menaxhmenti i lartë i Doganës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm Agron Llugaliu me bashkëpunëtor.

Fillimisht, Drejtori I Përgjithshëm Llugaliu në pika të shkurta, informoi znj. ZIv me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, me punën dhe angazhimin, në mbledhjen e të hyrave, sfidat dhe planet për të ardhmen.

-Advertisement-

Gjithashtu në takim është diskutuar mundësia thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellët ekonomik tregtarë në me të Kosovës dhe Izraelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera