Lajme

Ambasadorja gjermane në Serbi: Është e qartë se zgjidhjen mund ta gjejmë vetëm së bashku

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 28 October 2022

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, ka deklaruar se mezi presin pjesëmarrjen e kryeministres serbe Ana Bërnabiq në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit të organizuar nga kancelari Olaf Scholz, dhe vlerësoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka një rol qendror kur bëhet fjalë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, shkruan n1nfo, transmeton Klan Kosova.

Konrad theksoi se dialogu ka një rol qendror edhe kur bëhet fjalë për lirimin e resurseve për detyrat qendrore të zhvillimit të dy vendeve dhe për procesin e afrimit me Bashkimin Evropian.

“Këto synime nuk duhet të harrohen”, tha ambasadorja gjermane dhe theksoi se shtysa për përparim në dialog duhet të vijë nga dy vendet, dhe theksoi se “e mbështesim plotësisht rolin koordinues të të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak”.

-Advertisement-

Ajo vuri në dukje se rritja e çmimeve të energjisë dhe disponueshmëria e reduktuar shpesh në mënyrë dramatike e disa burimeve të energjisë, janë një problem në të gjithë Evropën.

“Është e qartë se zgjidhjen mund ta gjejmë vetëm së bashku. Një pyetje e rëndësishme për ne është se si mund t’i mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në çështje të rëndësishme të sigurisë energjetike dhe është e qartë se diversifikimi i burimeve të energjisë, nëpërmjet zgjerimit të burimeve të rinovueshme dhe, për shembull, duke përdorur potencialin e plotë të era dhe dielli, luajnë një rol qendror në gjetjen e një zgjidhjeje”, tha Conrad.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera