Lajme

Ambasadorja amerikane në OKB: Të zbatohet sa më shpejtë Marrëveshja e arritur në Ohër

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 26 April 2023

Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në njoftimin e lëshuar nga Misioni i ShBA-së në OKB thuhet se ato diskutuan për partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

Thomas-Greenfield e uroi Gërvallën për marrëveshjen historike, ligjërisht të obligueshme të normalizimit të arritur nga Kosova dhe Serbia dhe kërkoi zbatimin e saj të shpejtë.

-Advertisement-

Ambasadorja përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në drejtim të një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe paqësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera