Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 03 June 2023
Sipas tij, ky konflikt mund të përhapet edhe në të paktën një pjesë të rajonit të Ballkanit.
“Kjo situatë është e rrezikshme, sepse mund të ketë një shpërthim edhe më të madh konflikti dhe ripërtëritje të gjakderdhjes në veri të Kosovës dhe kjo mund të çojë në përhapjen e tensioneve në të gjithë Ballkanin, ose të paktën në një pjesë të rajonit të Ballkanit”, tha Botsan-Kharchenko në një intervistë për mediumin rus “RT Balkan”, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian dhe Perëndimi në tërësi gjithmonë tregojnë një qasje të njëanshme për zgjidhjen e problemeve.
“Vështirë se mund të gjesh ndonjë rast apo etapë për zgjidhjen e problemeve në ish-Jugosllavi, duke filluar nga viti 1991, kur Bashkimi Evropian kishte një qëndrim krejtësisht të paanshëm. Dhe aspirata për të mbështetur kundërshtarin e Serbisë ka qenë gjithmonë e pranishme, veçanërisht në zgjidhjen e problemit të Kosovës”, tha Botsan-Kharchenko, duke shtuar se Rusia mbështeti fillimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por se e njëjta nuk kishte iluzione dhe se BE-ja nuk luajti rolin e një ndërmjetësi të ndershëm.
Ai theksoi se marrëveshjet e arritura para më shumë se 10 viteve dhe mbi të gjitha formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kanë mbetur vetëm në letër.
“Sikur të kishte dëshirë nga një ndërmjetësues i tillë si Bashkimi Evropian, i cili mbështetet nga Amerika, shumë lehtë do ta bindnin Prishtinën që ta zbatonte atë që u nënshkrua. Është e qartë se nuk ka pasur një dëshirë të tillë, por ka pasur dëshirë që të nxisë Prishtinën që ta përdorë atë dokument vetëm si mbulesë për t’u përgatitur për vendosjen e kontrollit të plotë mbi veriun e Kosovës”, tha ambasadori rus në Beograd, transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se nuk është e vërtetë që Prishtina është e vështirë për t’u disiplinuar, por se nuk ka fare presion mbi autoritetet atje dhe se sanksionet që po vuan Prishtina janë “hipokrizi dhe fariseizëm”.
“Në një situatë të tillë, regjimi i Prishtinës mund të bëjë çfarë t’i vijë në mendje dhe të mbrojë drejtpërdrejt vetëm interesat e veta. Dhe interesi i tyre sigurisht nuk është normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin dhe garantimi i sigurisë dhe jetës normale për serbët në veri, por vendosja e kontrollit të plotë mbi të gjithë territorin e krahinës autonome, duke përfshirë pjesët ku jetojnë serbët, dhe ky është qëllimi”, tha ambasadori rus.
Duke komentuar protestat e opozitës që po zhvillohen në Serbi, Botsan-Kharchenko tha se protesta të tilla nuk kanë ndodhur vetëm një herë, dhe se është një presion i dukshëm ndaj lidershipit të Serbisë, presidentit Vuçiq dhe qeverisë “në të gjitha frontet”.
“Fronti i parë është Kosova, i dyti është Beogradi ose anasjelltas. Qëllimi apo detyra e Perëndimit është ndryshimi i politikës së Serbisë, Perëndimit i duhen dy gjëra, pranimi apo përkrahja nga ana e Serbisë me sanksionet antiruse dhe sigurisht njohja e Kosovës”, tha diplomati rus.
Ai shtoi se Perëndimi nuk mund të pajtohet me faktin se Serbia është kundër sanksioneve, siç i quajti ai “anti-ruse” dhe prandaj nuk lejon që të përfundojë formimi i një barrierë antiruse në Evropën Lindore.
Njohja e pavarësisë së Kosovës është, siç thotë ai, përfundim i “projektit të Kosovës”, ndarje dhe dobësim i Serbisë.
“Për Perëndimin është e rëndësishme që, në situatën aktuale, duke marrë parasysh Ukrainën, të synojë të tregojë se gjithçka përfundoi në mënyrë paqësore dhe me një kompromis në çështjen e Kosovës, se Beogradi e njohu Kosovën dhe me njohjen e Kosovës, shkon edhe çështja se agresioni i NATO-s ishte i justifikuar. Perëndimi kërkon njohjen e Kosovës si justifikim për agresionin e vet, lëvizjet e veta, gjatë konfliktit në Kosovë dhe në përgjithësi në ish-Jugosllavi”, përfundoi ambasadori rus në Serbi, Botsan-Kharchenko.
Të tjera
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falenderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...
-
Mergim Lushtaku falenderon qytetarët: Kjo përkrahje e fuqishme është vlerësim ndaj PDK-së dhe 100% besim ndaj misionit “Ma Mirë”
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Haradinaj për Fushë Kosovën: Është Kosova në miniaturë
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E30-Ideal sonte ka mbaj...
-
Haradinaj nga ShBA: Duhet t’i kthejmë marrëdhëniet me administratën Trump, lajm i keq nëse mbetet Kurti
“Lajm i keq nëse nuk do ta ndërronim qeverinë Kurti”, ka thënë kandidati ...
-
Osmani takon Prattipatin: Kosova gati ta vazhdojë thellimin e partneritetit me Administratën Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngar...