Sport

Ambasadori i Kosovës në Francë pret në takim Arbër Zenelin dhe Valon Berishën

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 25 January 2021

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, gjatë ditës se hënë ka pritur në një takim dy futbollistët e kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelin dhe Valon Berishën, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

Ai është shprehu i lumtur që ka mirëpritur në ambasadë lojtarët e klubit Reims, për të cilët ka thënë se janë shembull i suksesit të jashtëzakonshëm të qytetarëve kosovar në diasporë.

-Advertisement-

“Isha tejet i lumtur t’i mirëpres në Ambasadë dy futbollistët ⚽️ e Përfaqësueses së Kosovës të cilët janë lojtarë të Stade de Reims 🏟, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli. Përveç që i dhurojnë kënaqësi e emocione mijëra tifozëve, ata janë shembull i suksesit të jashtëzakonshëm të qytetarëve tanë në diasporë. Talenti dhe puna e tyre i bëjnë përfaqësues të shkëlqyeshëm të Kosovës në Francë. 🇽🇰🇫🇷🏆”, ka shkruar ambasadori i Kosovës në facebook.

Arbër Zeneli dhe Valon Berisha aktualisht janë të lënduar dhe kanë munguar në ndeshjen e fundit te Reimsit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera