Lajme

Ambasadori britanik uron Kosovën: Dita për të shikuar me krenari arritjet në 15 vite

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 17 February 2023

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar qytetarët e Kosovës në 15-vjetorin e pavarësisë.

Abbott në një postim në Facebook shkruan se sot është dita kur duhet shikuar pas me krenari për të gjitha të arritur në 15 vetët e fundit.

“Dëshiroj të ju uroj të gjithëve në Kosovës në 15 vjetorin e Pavarësisë. Sot është dita për të shikuar pas me krenari për të gjitha arritjet në 15 vitet e kaluara”, shkruan ambasadori britanik.

-Advertisement-

Në këtë ditë të veçantë Kosovën e kanë uruar shumë liderë botërorë, aleatë të saj.

Mesazhet, që u dërguan në adresën e shefes së shtetit Vjosa Osmani, përveç urimeve dhe zotimeve për thellime të raporteve, këtë vit kishin theksuar edhe nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kuadër të planit të BE-së.

Presidenti amerikan, Joe Biden, thotë se mirëpret faktin e miratimit të propozimit të Bashkimit Europian nga Kosova me “synimin eventual të njohjes reciproke”

“Ne mirëpresim miratimin tuaj për propozimin e BE-së në normalizimin, me synimin eventual të njohjes reciproke, i cili mund të ndihmojë të sigurojë një të ardhme më paqësore dhe më me prosperitet për qytetarët e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Bidenit.

Urim presidentes Osmani i erdhi edhe nga Gjermania dhe Franca.

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier tha se dialogu me Serbinë, i udhëhequr nga BE, mbetet një sfidë thelbësore për vendin për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve.

“Gatishmëria e të dyja palëve për një bashkëpunim konstruktiv dhe një bashkëjetesë paqësore mbetet esenciale për rrugën drejt BE-së. Në këtë rrugë Ju mund të jeni të sigurt që e keni mbështetjen e Gjermanisë si partnere e besueshme e Kosovës”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Steinmeier dërguar Presidentes Osmani.

Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në letrën e tij ka thënë se Kosova ka përkrahjen e plotë franceze në forcimin e sundimit të ligjit, ndërsa ka bërë thirrje që t’i kushtohet rëndësi rifillimit të diskutimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera