Lajme

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Besnik Bislimit, vjen sqarimi nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 17 June 2021

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka ritheksuar se qëndrimi për Asociacionin është i njëjtë dhe i pandryshueshëm.

Kryeziu këtë deklaratë e bëri në RTV Dukagjini, pas pyetjes se bërë nëse zv.kryeministri Besnik Bislimi, ka takuar ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë për të diskutuar për asociacion.

“Albin Kurti sikur Besnik Bislimi ka takime të rregullta, disa në baza javore, qëndrimet tona sa i përket asociacionit janë të njëjta dhe të pandryshueshme”, tha ai.

-Advertisement-

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ditën e martë në Bruksel.

Në takimin e ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pala kosovare dhe ajo serbe paraqitën qëndrimet e tyre për agjendën e dialogut, por që nuk arritën ndonjë pajtim.Kurti ka theksuar se është i gatshëm për dialog dhe njohje të ndërsjellët, por që të gjitha marrëveshjet e arritur deri tani duhet shqyrtuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera