Lajme

Ambasada britanike mirëpret zgjedhjen e Gashit kryeprokuror: Të sigurojë sistem prokurorial të pavarur e transparent

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 16 July 2026

Ambasada e Britanisë në Kosovë, ka mirëpritur zgjedhjen e Zejnullah Gashit si kryeprokuror i shtetit.

Ambasada, i ka uruar Gashit sukses në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës.

‘’Mirëpresim emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, pas një ndërprerjeje disavjeçare.

-Advertisement-

I urojmë Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, suksese në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës, që ushtron funksionet e tij prokuroriale në mënyrë efektive dhe efikase, forcon sundimin e ligjit dhe kontribuon në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në dobi të të gjithë qytetarëve’’, thuhet në postimin e ambasadës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy