Lajme

Alisa Jetullahu falënderon mbështetësit në Istog dhe Prishtinë: “99 arsye për të vazhduar përpara”

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 02 June 2026

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alisa Jetullahu, ka ndarë një mesazh falënderues pas aktiviteteve të zhvilluara në Istog dhe në Degën IV të Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi, Jetullahu e cilësoi ditën si të gjatë, por të mbushur me dashuri dhe respekt nga qytetarët, duke theksuar se mbështetja e marrë i jep motivim për të vazhduar angazhimin e saj politik.

“Një ditë e gjatë. Dy qytete. Shumë dashuri, shumë respekt dhe 99 arsye për të vazhduar përpara”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Jetullahu ka falënderuar veçanërisht qytetarët dhe strukturat e LDK-së në Istog dhe Degën IV në Prishtinë për pritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë takimeve të realizuara.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy