Ali Ahmeti: Kam informacione se ka nisma për ta paditur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Hagë
Autori: Gazeta inFokus
09:56 | 31 July 2026
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një paraqitje në KohaCast, tha se ka informacione që në Gjykatën Kushtetuese ka iniciativa për të hapur çështjet e Tribunalit të Hagës, gjegjësisht paditjen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK)
Ahmeti tha se nëse hapen plagët e vjetra, dhimbja është më e madhe se sa kur hapen plagë të reja.
“Kam informacione që ka iniciativa në Gjykatën Kushtetuese për të hapur çështjet e tribunalit të Hagës për t’u padit Ushtria Çlirimtare Kombëtare për krime lufte. Jo që më frikëson, por të hapësh plagë të vjetra dhimbja është më e madhe se sa kur hapet një plagë e re. Janë çështje që i kemi mbyllur më shumë se 20 vite më parë”, tha Ahmeti.
Duke u ndalur te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti tha se partitë shqiptare kanë mbajtur peshën kryesore në avancimin dhe promovimin e saj. Në të njëjtën kohë, ai kritikoi subjektet politike maqedonase, duke vlerësuar se nuk janë angazhuar mjaftueshëm për t’ua shpjeguar qytetarëve maqedonas rëndësinë e kësaj marrëveshjeje.
Ahmeti kundërshtoi bindjen se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nënkupton humbjen e shtetit nga maqedonasit. Sipas tij, nga ky dokument kanë përfituar njësoj si shqiptarët, ashtu edhe maqedonasit.
Ai veçoi miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve si një nga pengesat më të mëdha gjatë zbatimit të marrëveshjes, duke thënë se ky proces u përmbyll vetëm në vitet 2016-2017. Ahmeti e cilësoi Marrëveshjen e Ohrit si kompromisin historik që mbrojti karakterin multietnik të shtetit dhe parandaloi mundësinë e ndarjes territoriale të Maqedonisë

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...






























