Albin Kurti flet për rezultatin e zgjedhjeve: Mund të ketë pasur lëshim nga ana jonë, jo ndëshkim nga votuesit
Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 16 November 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale, ku partia e tij i fitoi katër komuna nga 38 gjithsej.
Kurti tha se ka ekzistuar një lëshim nga ana e strukturave të VV-së, por nuk ka pasur ndëshkim nga votuesit.
“Nuk mendoj se ka pasur ndëshkim nga votuesit. Mendoj që mund të ketë pasur lëshime nga ana jonë, e strukturave tona. Por, unë besoj që qytetarët nuk e duan më pak Lëvizjen Vetëvendosje. Përkundrazi. Në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti, ne u bëmë me votat e gjithmbarshme të parët edhe në nivel vendi, siç kemi qenë edhe në zgjedhjet parlamentare. Pra, në vitin 2017 ishim në nivelin e tretë, në rangun e tretë për zgjedhjet lokale. Tash jemi të parët edhe aty”, është shprehur Kurti.
Tutje, rreth kësa jteme, Kurti tha se ka pasur paraprakisht një takim me 12 kandidatët e VV-së që kanë qenë në balotazh dhe është duke pritur një raport nga shtabi zgjedhor i VV-së.
“Së pari, unë kam zhvilluar tashmë një takim me 12 kandidatët që i kemi pasur në balotazh – edhe ata që kanë fituar, edhe ata që nuk kanë fituar. Jemi duke pritur një raport të shtabit zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje, mbi bazën e të cilit pastaj do të diskutojmë në kryesi. Ajo që mund të them se është evidente, është [fakti] se Lëvizja Vetëvendosje, në këto vitet e fundit, në këta katër vjetët e fundit, është rritur jashtëzakonisht shumë. Ne nuk kemi më as struktura, as organizatë, e cila është e përshtatshme për nga përmasa dhe as funksionale për nga përbërja, që t’i përgjigjet një rritjeje të këtillë. Pra, edhe zgjedhjet e 6 tetorit, 2019, edhe zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021, na e kanë rritur shumë mbështetjen si Lëvizje Vetëvendosje dhe nuk kemi arritur që të mbajmë zgjedhje të brendshme dhe të krijojmë struktura që do të ishin adekuate për këtë situatë. Kjo është evidente, por natyrisht se ka edhe defekte të tjera, me të cilat do të na duhet të merremi”, ka thënë Kurti.
Edhe një herë, Kurti tregoi se rezultati — VV-ja mori vetëm 4 komuna nga 38 — nuk është i kënaqshëm.
“Ne kemi pritur që do të kemi rezultat më të mirë dhe, rrjedhimisht, rezultati nuk është i kënaqshëm”, shtoi Kurti
Të tjera
-
Kina dhe Franca do të bashkëpunojnë për restaurimin e katedrales “Notre Dame” të Parisit
Kina dhe Franca do të punojnë së bashku për restaurimin e katedrales "Notre D...
-
Ambasada e Francës: E respektojmë pavarësinë e BQK-së, por zbatimi i pakoordinuar i rregullorës paraqet vështirësi
Më 11 maj, ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës për...
-
Vrit*t një polic në Fier, shkak një sherr i çastit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Baltëz të ...
-
Haradinaj: Serbia të pranojë përgjegjësinë për krimet makabre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ng...
-
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e shtegut të ri për në kalanë e Prizrenit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut...
-
AAK tregon arsyet e refuzimit të takimit me Kurtin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeminist...
-
Kurti i kërkon ndihmë Edi Ramës që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE-në
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka thënë se është interes i K...
-
Çështja e dinarit: Takimi i radhës Kosovë – Serbi të mërkurën
Të mërkurën më 15 maj, do të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Ser...
-
Haxhiu: 55% e aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bër...
-
Gjendet e vdekür gruaja e një prej aleatëve të Putinit
Është gjetur e vdekur gruaja e një prej aleatëve të Vladimir Putinit. Anas...
-
Policë “prapa” bizneseve të qendrave të masazhit, kryeshefi i IPK’së thotë se po hetohen disa raste
Inspektorati Policor i Kosovës, po trajton edhe raste që dyshohet se zyrtarë ...
-
Bislimi udhëton drejt Hungarisë
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...