Lajme

Albin Kurti e Arben Vitia përurojnë një objekt të ri në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 28 December 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se sot është përuruar objekti i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë këtij përurimi të pranishëm kanë qenë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi, u.d. drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi.

“ Këto dy institucione që funksionojnë në kuadër të ShSKUK-së, tashmë janë vendosur në objekt modern, me infrastrukutrë dhe paisje mjekësore të sofistikuara  dhe do të ofrojnë shërbime shëndetësore shumë më cilësore për sportistët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera