Lajme

Albin Kurti: Dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 29 August 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të vajzës së mitur nga Prishtina, ku ka kërkuar nga organet e drejtësisë që menjëherë të merren masat e duhura, shkruan Gazeta inFokus.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se akte të tilla duhet të trajtohet me seriozitet të lartë dhe viktimës duhet dhënë përkrahje institucionale dhe shoqërore.

“Vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike. Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër.Na duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve, si dhe çdo njërit nga ne, për të çuar përpara përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore. Eliminimi i dhunës është detyrim i secilit veç e veç dhe i të gjithëve së bashku”, është shprehur Kurti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera