Fokus

Alarmon eksperti i sigurisë: Hapja e urës mund të provokojë sulme nga Serbia ndaj objekteve kritike në vend

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 08 August 2024

Sot nga pushteti aktual është testuar edhe me kamionë ura e Ibrit.

Tendenca për hapjen e urës për të bashkuar Mitrovicën dhe për tu zhvilluar qarkullimi i lirë në mes të dy pjesëvë të komunës ka nxitur reagime të shumta.

Kjo ide e qeverisë Kurti ka hasur në kundërshtim të madh nga ndërkombëtarët madje tek ura në Mitrovicë janë shtuar edhe forcat e KFOR-it.

-Advertisement-

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala në një deklaratë për Gazetën Infokus ka thënë se hapja e urës në rrethanat aktualë mund të sjellë tensione jo vetëm në veri.

Ai ka thënë se edhe qëndrimi i KFOR mund të nxisë apo provokojë që “mbetjet” e Beogradit në veri të organizojnë ndonjë sulm ndaj objekteve kritike në vend.

“Hapja e urës në rrethana aktuale të krijimit të tensionit politik padyshim do të prodhojë një situate e cila ngrit tensione. Takimi me komunitetin serb është një shenjë e mir por që ishte dashur të ndodhë më heret e jo me pak se 1 muaj të ndodh kjo gjë. KFOR-i ka marrë qëndrimin e tij dhe padyshim mund të provokojë veprime të mbetjes së Beogradit në Veri për sulme ndaj objekteve kritike të vendit”, ka thënë Shala për Infokus.

Derisa para pak minutash në një deklaratë për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka kundërshtuar edhe një herë idenë e qeverisë për hapjen e urës në Mitrovicë pa koordinim.

Derisa ka shtuar se në kohën që po diskutohej për heqjen e masave ndaj Kosovës tashmë ato mund të shtohen me zhvillimet e fundit sa i përket deklaratës e hapave të një anshëm për hapjen e urës mbi Ibër.

”Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës… Pra, çfarë do bëjmë? – kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë janë mendimit se ato duhet të shtohen”, është shprehur Stano.

Ndërsa sot qeveria e Kosovës ka nisur edhe testimin me kamionë të urës në Mitrovicë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera