Alarmi i SHBA’së për pushtim, Ukraina i dërgon mesazh Rusisë me stërvitje ushtarake
Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 22 November 2021
Pas alarmit të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina i dërgon një mesazh të fortë Rusisë. Këtë e bëri me anë të stërvitjeve taktike ushtarake me luftime me të shtëna armësh dhe lëshime të parashutistëve nga qielli, përfshirë njësitë e Forcave Ajrore Sulmuese.
Të gjitha këto aktivitete, u zhvilluan në një qendër stërvitore pranë rajonit Zhytomyr, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Gjatë stërvitjeve ushtarake, tanke dhe mjete të tjera luftuese u lëshuan nga qielli nga një avion kargo dhe me anë të parashutave zbritën në tokë.
Gjithashtu, kanë zbritur në tokë edhe disa kuti me ndihma dhe material luftues duke përdorur një sistem shumë të saktë lëshimi.
Pjesëmarrësit në këto lojëra ushtarake praktikuan dhe shpërndarjen e sistemeve të mortajave nga helikopterët e ushtrisë dhe evakuimin e të plagosurve dhe mjeteve luftarake të dëmtuara nga fushëbeteja. Ndërkohë, Rusia ka reaguar pas alarmit të lëshuar nga inteligjenca amerikane se po bëhet gati të pushtojë Ukrainën.
“Nuk mund të përjashtosh se një histeri e tillë është e përshkallëzuar në mënyrë artificiale. Fajësohemi për aktivitet ushtarak të pazakontë në territorin tonë nga ata, të cilët kanë sjellë forcat e tyre të armatosura përreth oqeanit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nuk është logjike dhe shumë e pasjellshme”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, raporton A2news.
Zëdhënësi i Kremlinit hodhi poshtë pretendimet amerikane se Rusia po përgatit një sulm ushtarak ndaj Ukrainës dhe kërkoi nga NATO që të ndalojë aktet provokuese në rajon.
Të tjera
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...