Lajme

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 02 June 2022

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se në Aeroportin e Prishtinë ‘Adem Jashari’ është duke u dyshuar për një alarm për bombë.

Gazeta ka komunikuar edhe me zëdhënësen për media të Aeroportit, Valentina Gara.

Ajo nuk ka dhënë sqarime, por ka treguar se është rrugës për në Aeroportin e Prishtinës.

-Advertisement-

Gazeta ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në momentin e publikimit të lajmit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera